Ferma Kazazi Hero

FERMA

Kazazi Farm Cows
iconBaza e Prodhimit Tonë

Ferma Kazazi ndodhet në fushën e Myzeqesë dhe është themeli i gjithë aktivitetit tonë. E shtrirë në 80 hektarë tokë bujqësore, ajo strehon deri në 1,000 krerë gjedhë. Kafshët ushqehen me dietë natyrale, pjesërisht të prodhuar në fermën tonë. Ky proces na ndihmon të ruajmë shëndetin e tufës dhe të prodhojmë mish me vlera ushqyese të larta.

iconStandard Bashkëkohor

Stallat janë të ajrosura dhe të pastra. Veterinerët tanë monitorojnë vazhdimisht shëndetin e kafshëve. Ne zbatojmë standarde moderne për mirëqenien e kafshëve dhe investojmë në infrastrukturë, pajisje dhe trajnim të stafit.

Kazazi Farm Standards

Nga ferma jonë, drejt familjes suaj. Kjo është filozofia që na udhëheq çdo ditë. Ne besojmë te transparenca dhe duam që çdo klient të ketë mundësinë të ndjekë nga afër rrugëtimin e produktit, nga fushat e gjelbëruara ku ushqehen kafshët, deri te përkushtimi i njerëzve tanë në çdo procesi.

Kazazi Farm Landscape